Ish-trajnerit të Interit i bllokohen 5 milionë dollarë në bankat e Ukrainës, shkak bëhet lufta

Lufta në Ukrainë ka shfaqur shumë pasoja.

Mediat ukrainase kanë raportuar se trajneri aktual i Dinamo Kyiv, Mircea Lucescu, i janë bllokuar në bankat e Ukrainës rreth 5 milionë dollarë. Shkak i kësaj situate është bërë lufta me Rusinë dhe qeveria ka këruar që asnjë person të mos jetë në gjendje të tërheqë më shumë se 500 mijë dollarë nga llogaritë e tyre brenda një viti.

Lucescu ka qënë trajner i ekipit italian të Interit në sezonin 98/99, ku zhvilloi 22 ndeshje nga të cilat mori 7 fitore, 5 barazime dhe 10 humbje.

Ai ka stërvitur legjenda në radhët e Interit si Ronaldo, Zamorano, Recoba, Roberto Baggio, Andrea Pirlo, Zanetti etj./h.ll/albeu.com


Shtuar 11.03.2022 09:42