E çuan për ta bërë synet, 5 vjeçari ngjitet në çatinë e spitalit nga frika (FOTO LAJM)

Një vogëlush pesëvjeçar, që e dërguan në një spital në Java të Indonezisë për ta bërë synet, është frikësuar aq shumë, sa hipi në çatinë e kinikës dhe qëndroi dy orë aty.

Nga frika se mund të rrëzohej duke ikur, familjarët e as stafi i spitalit, nuk guxonin t’i shkonin pranë, derisa njëri prej familjarëve pati një ide shumë të mirë.

Lidhja e afërt që vogëlushi kishte me mësuesen, ka bërë që familjarët ta ftojnë arsimtaren që t’i fliste nxënësit të saj, për ta bindur që të zbriste poshtë.

Në fakt, ajo ishte i vetmi person, që arriti ta bindë për të zbritur dhe jo vetëm.

Në momentin që zbriti, vogëlushi shkoi vet në klinikë, për t’ju nënshtruar procedurës, pa u detyruar nga askush.

Shtuar më 12/07/2019, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori