E bukura e Shqipërisë kthim pas në kohë, si dukej vite më parë (FOTO LAJM)

Bota e modës në Shqipëri është mbushur me vajza shumë të bukura të cilat i sheh kudo në eventet e bukurisë që zhvillohen në vendin tonë. Disa prej tyre kanë arritur të krijojnë karrierë edhe jashtë kufijve.

Megjithatë krahas gjithë kësaj “konkurrence” mes njëra-tjetrës se kush është modelja më e bukur në Shqipëri, të gjithë njëzëri mendojmë se ajo është ish-Miss Albania, Valbona Selimllari. Edhe pse ka vite diferencë me këto vajza të reja, “Bobi” vazhdon të mos e lëshojë kurorën e më bukurës.

Megjithatë Valbona nuk është e para vetëm si më e bukura shqiptare, por edhe si më e ndjekura në rrjete sociale. Besojeni ose jo Selimllari ka më shumë ndjekës se shumë modelet më të njohura shqiptare të momentit.

Ajo ka postuar fotografi nga dikur dhe duhet thënë se duket e mrekullueshme si gjithmonë. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori