Tërmeti i 26 nëntorit, miratohet lista e familjeve që marrin shtëpi (FOTO LAJM)

Qeveria ka miratuar listën e apartamenteve për familjarët e viktimave të tërmeti tragjik të 26 nëntorit.

Në Fletoren Zyrtare është miratuar vendimi për miratimin e listave nr.1 dhe nr.2, në mbështetje të aktit normativ të Këshillit të Mininistrave i miratuar më 30 nëntor të vitit të shkuar.

Lista prej 22 familjesh, është miratuar në bazë të shkresës së miratuar nga ministri i Bujqësisë, Bledar Çuçi më 12 dhjetor 2019, si drejtues qendror i operacionit për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore.

“Ngarkohen njësitë e vetëqeverisjes vendore, përkatësisht sipas vendndodhjes së apartamenteve, të marrin masa për përballimin e shpenzimeve për dhurimin e tyre, përfshirë shpenzimet procedurale, të mobilimit dhe të pajisjeve elektroshtëpiake për këto apartamente nga fondi publik i banesave sociale dhe /ose fondi përkatës i buxhetit të shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendim.


Shtuar 11.05.2020 18:45