E bukur dhe joshëse, 19 vjeçarja shqiptare pjesë e videoklipit të Ariana Grande (FOTO LAJM)

Klaudia Kalia është një prej vajzave më të bukura që i është shtuar shoëbiziti shqiptar.

E ftuar në "Ftesë në pesë", Klaudia tregoi për jetën e saj dhe angazhimet që lidhen me modelingun.

Modelja bukuroshe u shpreh se ka pasur oferta të shumta për të qenë pjesë e videoklipeve shqiptare, por i ka refuzuar.

Mes refuzimeve bën pjesë edhe reperi Ledri Vula.

Ajo zbuloi se prej muajit gusht të verës që lamë pas, ka nënshkruar kontratë me “Fashion Tv”, një kontratë që mesa duket do i hapë dyer të tjera drejt suksesit ndërkombëtar.

19-vjeçarja shtoi se i kanë kërkuar të jetë pjesë e një prej klipeve të Ariana Grandes.

Pa zbuluar më tepër detaje, ajo tha se pjesa tjetër do të jetë surprizë.

Klaudia është vetëm 19-vjeçe, por falë punës së saj ka arritur të ketë mjaft të ardhura sa ka blerë edhe shtëpi vetë.

Shtuar më 13/12/2019, ora 08:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori