E braktisi në takimin e parë, Sindi surprizon me vendimin e saj për Mevlanin (FOTO LAJM)

Mevlani dhe Sindi ishin në qendër të “Për’puthen” ditën e djheme, pas takimit të tyre, ku kishte ndodhur një e papritur.

Në fakt, gjitçka shkoi mirë deri në fund të takimit, kur batutat e bëra nga Mevlani, u konsideruan si të tepruara nga Sindi, e për këtë arsye ajo kërkoi nga ai që të jetë më i përqëndruar në bisedë.

Por, Mevlanin mund ta qetësonte vetëm një puthje, ose të paktën kështu tha ai, ndonëse në formën e një shakaje.

Por, kjo shaka nuk është parë si e tillë nga Sindi, e cila është fyer nga ajo që tha Mevlani, duke u larguar nga takimi, pasi u shpreh se nuk parapëlqen kontaktet fizike që në takimet e para.

Ndërsa Mevlani, duke mos u trazuar aspak, i bëri thirrje që të merrte edhe pjatën, pasi kështu veproi edhe më herët Shqipja në takimin me të.

Kjo u shoqërua me debate edhe në studio, por siç e dini “Për’puthen” është emisioni i surpriza dhe i tillë ishte edhe veprimi i Sindit.

22-vjeçarja i kërkoi Mevlanit të zgjedhte se kë pëlqen më shumë mes saj dhe Melisës, në mënyrë që ata të vijonin ende takimet së bashku, duke parë se takimi i tyre i parë tregoi se një pëlqim mes tyre është në udhë të mbarë.

Mevlani tha se për nga karakteri, Sindi i duket më serioze, ndërsa Melisa “tip pak më i hedhur” dhe fill pas kësaj përgjigjeje, Sindi tha se pranon të dalë në një takim të dytë me të.

A do ketë puthje në takimin e dytë? Apo Mevlani do jetë më i përmbajtur? Mbetet për tu parë.
Shtuar më 24/11/2020, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori