Iu zbulua lidhja në emision, ish-konkurrenti i “Përputhen” i jep fund beqarisë (FOTO LAJM)

Lidhja e Albit u zbulua kohë më parë kur Alvisa Qarri ra pre e një sulmi kibernetik. Dikush i vodhi llogarinë e Instagram-it dhe madje i ka publikuar disa biseda private në Instastory. Mes tyre edhe një bisedë me disa fotografi ku shiheshin Alvisa, Bashkimi, Albi dhe një vajzë misterioze. Këta të dy ishin të kapur për dore teksa portreti i vajzës ishte i mbuluar.

Por vetë Albi konfirmoi lidhjen disa muaj pasi la emision. Ai zbuloi se e dashura e tij quhet Hyrie Vata, është nga Kukësi, por jeton në New York.

Vetëm pak më parë, Albi ka zbuluar se ai dhe e dashura e tij 7 vite më e vogël i kanë dhënë fund beqarisë dhe janë fejuar. Ai ka ndarë edhe pamjet nga ceremonia e fejesës.