E bija i kërkon t’i bëjë buzët, si i përgjigjet doktoresha e VIP-ave (FOTO LAJM)

Lida Hoxha është një ndër doktoreshat më të njohura përsa i përket mjekësisë estetike.

Të shumta janë personazhet publikë që drejtohen tek ajo për të përmirësuar pamjen e tyre.

E ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, Lida Hoxha ka folur edhe sa tunduese ka qenë ideja që ajo të provonte vetë ndërhyrjet estetike që trajton tek klinika e saj.

"Unë e dashuroj profesionin tim dhe nuk mund ta lija veten pasdore", ka treguar Lida.

Ndër të tjera ajo ka pohuar që vajza e saj i ka kërkuar që ajo t’i bëjë buzët, por Lida nuk e pëlqen aspak si ide.

"I kam thënë jo se nuk kishte nevojë. Kur unë i them jo Arlit, vajzës sime, unë kam kthyer me dhjetëra vajza në këtë mënyrë që nuk kishin nevojë që t’i bënin buzët", u shpreh doktoresha.

"Po nëse ajo vjen një ditë dhe do të kërkonte të zmadhonte gjoksin?", e ka pyetur më tej Jonida Shehu.

"Nëse do kishte nevojë, pse jo, sepse nuk ka efekt anësor. Por ajo nuk ka nevojë në këtë moment", ka përfunduar Lida Hoxha
Shtuar më 14/11/2019, ora 08:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori