E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
E akuzuan se e kishte vjedhur këngën e re, Era Istrefi sqaron njëherë e mirë situatën (FOTO LAJM)

Pak kohë më parë, Era Istrefi publikoi këngën e saj më të re me titull “Soyanara Detka”, e cila rezultoi shumë e suksesshme në versionin audio, ndërsa së fundmi këngëtarja shqiptare e solli atëi edhe me videoklip.

Shumë nga fansat e saj e kanë komentuar pozitivisht këtë bashkëpunim të Erës, ndërsa një pjesë e ka akuzuar se ajo e ka vjedhur nga këngëtari Bausa. Pas këtyre akuzave, Istrefi nuk ka qëndruar në heshtje, por ka sqaruar situatën nëpërmjet një fotoje në ‘Instastory-n’ e saj.

Ajo ka shkruar se kënga nuk është e vjedhur, por Bausa është tekst-shkruajtësi kryesor i saj, madje të drejtat e autorit janë shkruar poshtë këngës në ‘Spotify’ në emrin e tij të vërtetë Julian Otto. Kënga “Soyanara” i solli Erës një sukses akoma më të madh, pasi edhe një muaj pas publikimit ajo vazhdonte të qëndronte në vendin e parë të listës ‘Top 5’ në Rusi
Shtuar më 16/08/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori