Tragjedi në Nepal, rrëzohet avioni plot me pasagjerë, të paktën 16 viktima

Një aeroplan me 72 pasagjerë në bord është rrëzuar në aeroportin Pokhara në Nepalin qendror.

Sipas informacioneve të deritanishme në vendngjarje janë gjetur 16 trupa të pajetë. Avioni i Yeti Airlines po fluturonte nga Katmandu në Pokhara dhe u rrëzua në ulje, duke marrë flakë.

“Avioni është bërë copë copë”, ka thënë për medite një zyrtar nga Nepali, ndërsa ekipet shpëtuese po punojnë për gjetjen e trupave të pasagjerëve tjerë.

Kryeministri Pushpa Kamal Dahal thirri një mbledhje urgjente të kabinetit të tij dhe u kërkoi agjencive shtetërore të punojnë në operacionet e shpëtimit./albeu.com/