Dyshimet e para: Si u infektuan me koronavirusin Tom Hanks dhe partnerja e tij (FOTO LAJM)
Disa orë më parë,
aktori i famshëm Tom
Hanks konfirmoi në llogarinë e tij në Instagram se ai dhe bashkëshortja, Rita Wilson, ishin infektuar nga Covid-19.
Aktori ka rrëfyer se ata kishin shfaqur simptomat e virusit si lodhje, dhimbje trupi, ethe dhe temperaturë, ndërkohë që janë izoluar dhe do të trajtohen nga mjekët.
Sipas dyshimeve të para, çifti e ka marrë
koronavirusin një muaj më parë në
Australi, teksa qëndronin në hotelin luksoz “Gold Coast`s Oracle”, ku vetëm një natë kushton 1100 euro.
Në të njëjtën periudhë me ta ka qëndruar në hotel edhe një burrë nga Wuhan-i, i cili rezultoi gjithashtu pozitiv ndaj koronavirusit.
Mendohet se personi në fjalë është shkaku i infektimit të
Hanks dhe partneres së tij, megjithatë asgjë nuk është 100% e sigurt.
Në
Australi, numri i të infektuarve me virusin vdekjeprurës ka shkuar në 120, ndërsa me një situatë të tillë po përballet edhe vendi ynë.
Numri i rasteve pozitive në Shqipëri ka shkuar në 23, përfshirë këtu edhe personin që ndërroi jetë ditën e djeshme në Durrës.
Shtuar më 12/03/2020,
ora 13:13