Dyshime për drogë, Policia e Vlorës: Nuk gjetëm gjë! (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Sot u gjet në Vlorë një automjet 30 m larg nga bregu. Dyshimet e para jane se ajo është përdorur për të futur në det ndonjë mjet ujor droge. Sipas uniformave blu, brënda automjetit nuk janë gjetur sende të kundraligjshme.

"Rreth orës 07:22, është gjetur nga Policia një automjet në det. Ngjarja ka ndodhur në zonën ujore të plazhit të vjetër, ku rreth 20-30 m larg nga bregu i detit është gjetur në ujë një automjet tip “Fuoristradë”.

Automjeti ndodhet brenda në ujë dhe përreth tij deri tashmë nuk vërehet të ketë ndonjë material të kundraligjshëm. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, po punohet për nxjerrjen nga uji të këtij mjeti", bën me dije policia. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2017, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori