Dy vite pas daljes nga “Big Brother”, fejohet ish-banori (FOTO LAJM)

Ish-banori i “Big Brother”, Damiano Agalliu është fejuar.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ai ka publikuar disa foto së bashku me vajzën që i ka vjedhur zemrën dhe në përshkrimin e tyre shkruan fjalët romantike.

“Dhe një ditë dielli do të lindë, mbase nuk do ta dallosh direkt, por do ta kesh atë ndjesi. Dhe me pas do e gjesh veten duke menduar për diçka tjetër, për dikë që nuk ka lidhje me të shkuarën. Për dikë që është vetëm e jotja, dhe do ta kuptosh, se është arsyeja e jetës tende”, shkruan Damiano.


Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, Damiano ishte në lidhje me Armelën, me të cilën u nda vetëm pak pas daljes nga shtëpia e famshme.
Shtuar më 16/10/2019, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori