"Dy njerëz të ndryshëm", Lori Hoxha tregon ndryshimin e saj gjatë një viti (FOTO LAJM)
Trashëgimtarja e “Top Channel” e ka treguar shpesh ‘dashurinë’ e saj për muajin tetor, i cili është edhe muaji i saj i lindjes.

Në një postim të fundit Lori ka zgjedhur disa foto nga ky vit, i cili nuk ka qenë aspak i lehtë për të gjithë, për të treguar se Lori e tetorit të kaluar nuk është njësoj me Lorin e këtij viti.

“Unë e tetorit 2019 me unë të tetorit 2020 janë dy njerëz të ndryshëm. Të kesh mundësi të shohësh sa larg ke arritur është një bekim dhe edhe pse mund të jesh i vetmi që i di fitoret e vogla të vetes, ato kanë rëndësi. Kështu që mos harro ta përgëzosh veten. Shpresoj që ky muaj të jetë një fillim i freskët për të gjithë ata që kanë nevojë”, shkruan Lori krahas fotove.

Disa ditë më vonë, Lori feston 27-vjetorin e lindjes dhe duket se në këtë vit ka reflektuar shumë dhe ka dhënë këtë mesazh të rëndësishëm.

Shtuar më 01/10/2020, ora 15:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori