Juventusi vihet pas 50 milionshit të Atletico Madridit

Juventus kanë identifikuar mesfushorin e Atletico Madrid, Thomas Partey, si një synim për afatin kalimtar të verës.

‘Zonja e Vjetër’ së fundi kanë vendosur të shkarkojnë Maurizio Sarrin, duke e zëvendësuar me Andrea Pirlo.

Dhe duket se një nga transferimet e para të Pirlos, mund të jetë Thomas Partey, bën të ditur Calciomercato.

Gjigantët spanjoll janë të gatshëm të lejojnë largimin e Partey, nëse dikush ofron 50 milionë euro.

Juventus ka disa lojtar që ka vendosur në shitje, dhe në marrëveshje mund të ofrojë njërin mes Federico Bernardeschi dhe Douglas Costas.


Shtuar 13.08.2020 08:55