Dy familje i japin fund gjakmarrjes në prani të Haradinajt (FOTO LAJM)

Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë sot në shënimin e 22 vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu.

Ndërkohë, gjatë kësaj ceremonie ndodhi edhe diçka mjaft e lavdëruar sipas Haradinajt, përcjell Albeu.com.

Sipas tij, dy familje i dhanë fund gjakmarrjes.

Më poshtë postimi i Haradinajt

Shqiptari e njeh kodin e faljes si virtyt dhe kjo ishte dhe mbeti fuqia e tij. Sot isha dëshmitar i një vepre fisnike shqiptare në Junik.

Në nderim të 22-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu dhe si shenjë e unitetit tonë, Bashkim Knushi i zgjati dorën e pajtimit familjes së Ahmet Shehut duke i dhënë fund armiqësisë, si një plagë jona që duhet mbyllur përfundimisht, duke ia besuar ligjit lirinë.

Familjet Knushi e Shehu, qofshin faqebardhë!
Shtuar më 30/01/2019, ora 13:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori