Dy ëngjëjt e mamit! Vrau vajzat se e pengonin për seks, detaje të frikshme nga ngjarja që tronditi Anglinë (FOTO LAJM)

Mediat britanike vijojnë publikimin e detajeve rrëqethëse nga historia e vrasjes së dy vajzave të mitura nga nëna e tyre, pasi ato sipas saj e pengonin në jetën e saj seksuale.

Luouise Porton u dënua nga gjykata me burgim të përjetshëm pasi u gjet fajtore për vrasjen e vajzave të saj të mitura një vit më parë.

Nëna e saj tregoi për mediat britanike se Luouise kishte qeshur në funeralin e vajzës së madhe duke thënë ditë më vonë se vajza tjetër do të ishte e radhës.

Nëna nuk e kishte besuar, por kur ngjarja ndodhi ajo filloi të dyshonte tek vajza e saj deri sa policia zbuloi gjithçka.

Dy muaj pas vrasjes së vajzave ajo kishte nxjerrë për shitje online edhe rrobat e tyre, një ngjarje kjo që ka tronditur mjaft shoqërinë britanike.

Pasi i kishte vrarë vajzat të dyja ajo postoi në Facebook një foto duke shkruar: Dy ëngjëjt e mamamit ikët shpejt!

Teksa vajza e saj 3 vjeçare qëndronte në spital dhe luftonte për jetën, vetëm një javë para se ti merrte jetën, e ëma kishte bombarduar rrjetin me foto të nxehta nga tualeti.

Vajzës 3 vjeçare, nëna e pashpirt i mori jetën në 15 janar ndërsa në shkurt vrau foshnjen 17 muajshe.

Ajo që shokon më tepër është dhe fakti se gjatë funeralit, 23 vjeçarja vazhdonte fliste në rrjete sociale ku linte takime me burra të ndryshëm.
Shtuar më 03/08/2019, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori