Kamerat e sigurisë tradhtojnë të riun në Vlorë, i pashqetësuar 30-vjeçari vjedh paratë nga klinika private (VIDEO)

Ka rënë në prangat e policisë 30-vjeçari që vodhi një shumë parash, në një klinikë, në qytetin e Vlorës, gjatë kohës që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

Policia ka publikuar ndër të tjera pamjet nga mokmenti kur i riu vjedh paratë nga klinika private.

Njoftimi i Policisë

Vlorë/Vijon puna për parandalimin dhe goditje e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Vodhi një shumë parash, në një klinikë, në qytetin e Vlorës, gjatë kohës që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”, vihet në pranga 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje” dhe vazhdonte të kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në shumë parash, në një klinikë private, në qytetin e Vlorës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/