Durrsakët e fortë i rikthehen jetës pas tmerrit që kaluan, zbukorojnë bredhin (FOTO LAJM)

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi mbi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur në disa qarqe të Shqipërisë.

Qyteti më i dëmtuar ishte Durrësi, aty ku e kishte epiqëndrën tërmeti i fuqishëm dhe ato pas tij.

Por pas shumë vuajtjesh, qyteti bregdetar po i rikthehet jetës.

Ndonëse akoma janë të pranishëm gjurmët e tërmetit, banorët po mundohen që të vazhdojnë jetën aty ku e lanë para tërmetit.

Disa banorë në lagjen 18-të, kanë vendosur që të zbukurojnë bredhin e festave të fundvitit.

“Kaluam gjithë atë tmerr, por prapë mbijetuam. Ja hodhëm tani më tërmetin, jeta vazhdon”, tha një banore për gazetaren Anila Hoxha./albeu.com/

Shtuar më 02/12/2019, ora 20:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori