Ngjarje horror në Meksikë, burri vret gruan, më pas i ha trurin

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Meksikë. Një 32-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij në mënyrë makabre.

Mediet e huaja raportojnë se 32-vjeçari pasi e vrau gruan, hëngri trurin e saj, ndërsa kafkën e përdori për tas.

Autori, i cili u arrestua më 2 korrik, dyshohet se ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike kur kreu vrasjen horror të viktimës, nënë e pesë fëmijëve.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, 32-vjeçari tha se kishte marrë urdhër nga “djalli” për të vrarë gruan./albeu.com/


Shtuar 7.07.2023 10:07