"Duam dialog dhe transparencë", Rama ka nje mesazh për studentët (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama, për të disatën herë ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar nga studentët.

Rama e ka krahasuar protestën e studentëve në Shqipëri me atë të studentëve në SHBA.

Megjtihatë studentët janë të vendosur që të mos bëjnë negociata për këkresat e tyre pasi i vlersojnë si minimale dhe si detyrim për tu miratuar.

Rama shkruan se studentët atje protestuan me këmbëngulje duke kërkuar dialog. Studentët thotë Rama, arritën një marrëveshje me autoritetet.

"Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t'i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme😊"

8 kerkesat e studentëve:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.
Shtuar më 16/12/2018, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori