Dua Lipa kunata e ëndrrave, lë pas të gjitha angazhimet për të mbështetur Gigi Hadid (FOTO LAJM)

Dua Lipa dhe partneri i saj, Anwar Hadid për disa ditë morën pjesë në “ New York Fashion Week” dhe më pas u larguan në “London Fashion Week” për shfaqjen e ‘Burberry’ në të cilën sfilonin motrat Gigi dhe Bella Hadid.

Tashmë si pjesë e familjes së tyre, Dua nuk mund të mungonte në rreshtat e parë duke duartrokitur për ‘kunatat’ e saj.

Ajo i mbështeti tek të gjitha sfilatat që nga New York deri në Londër.

Kujtojmë se vitin e kaluar në këto sfilata, Anwar u kap mat duke u puthur me modelen Kendall Jenner, me të cilën thuhet se ka qenë një lidhje të shkurtër dashurie.

Kujtojmë se pak ditë më parë publikoi në Instagram-in e saj një foto ku shfaqej me familjen e Anwar dhe mbi foto shkruante: “Koha për familjen”.

Pra tashmë marrëdhënia e tyre është bërë familjare dhe ndoshta së shpejti o të kemi zhvillime të reja për lidhjene tyre.
Shtuar më 17/09/2019, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori