Dua
Lipa ka uruar 8 Marsin,
Ditën Ndërkombëtare të Gruas të gjitha grave të botës.
Këtë urim ajo e ka bërë në një mënyrë shumë interesante, me një postim në Instagram.
Këngëtarja 21 vjeçare nga Kosova ka publikuar një fotografi të saj kur ka qenë e vogël derisa qëndron mes dy vajzave të
kombësive të ndryshme.
“Gëzuar
Ditën Ndërkombëtare të Femrave! Duajeni
njëra-tjetrën, kujdesuni për
njëra-tjetrën dhe mbështesni
njëra-tjetrën. Jo vetëm për sot po për çdo ditë”, shkruan Dua në postimin e saj në Insta.
Shtuar më 08/03/2018,
ora 10:10