Dua Lipa i bën surprizën e veçantë te atit për ditëlindje (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, babai i këngëtares shqiptare, Dua Lipës, Dukagjin Lipa feston 50-vjetorin e lindjes.

Sigurisht që mnuk mund të mungonte edhe një surprizë e veçantë e bijës së tij Dua.

Së bashku e familjarët e tjerë, Dua ka organizuar për të atin një festë madhështore, ku janë mbledhur për të festuar e kërcyer deri në orët e para të mëngjesit.

Këngëtarja e surprizoi të atin teksa hyri në sallë me një tortë të madhe në duar, gjest i cili e emocionoi babain e saj.

"Surpriza e babait. 50."- shkruan Dua krahas videove ku filmon Dukagjin Lipën duke prerë tortën e ditëlindjes./ albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori