Dua Lipa "dominon" në top-lista, shënon suksesin e radhës (FOTO LAJM)

Dua Lipa është padyshim një ndër këngëtaret më në zë të momentit me famë botërore. Shqiptarja ka arritur të lërë pas emra të njohur të industrisë ndërkombëtare, duke shënuar një sërë suksesesh. As pandemia nuk e ka ndalur yllin shqiptar, pasi gjatë kësaj periudhe publikoi albumin “Future Nostalgia”, që rezultoi mjaft i pëlqyer.

Një ndër arritjet më të fundit të Lipës është “Levitating”. Kënga është përfshirë në top pesëshen e listës “Billboard hot 100” dhe sigurisht ky sukses e ka gëzuar pa masë Duan. Ndërkaq, kënga tjetër hit e saj, “Physical”, do të jetë edhe një prej kolonave zanore të “The Fate: Winx Saga” në “Netflix”.

Kënga është gjithashtu pjesë e albumit “Future Nostalgia”, të cilin ajo e publikoi disa muaj më parë. Pavarësisht se Dua anuloi dy herë turneun e saj për shkak të pandemisë, ylli shqiptar mbajti një koncert online që theu rekord shikueshmërie. Për më tepër, ajo është renditur dhe në top pesëshen e artisteve më të dëgjuara në Spotify për këtë vit.
Shtuar më 02/02/2021, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori