"Dështak" në lidhje? Ledri Vula: Nuk jam eventurier...(FOTO LAJM)

Ledri Vula është tashmë i njohur për ndarjet e shpeshta me partneret e tij, por ai ka pranuar publikisht se është mjaft serioz dhe se nuk tallet. Ndryshe nga sa e mendojnë të tjerët si një njeri aventurier, reperi ka theksuar se kjo nofkë shpesh herë i ka shkatëruar lidhjet, pasi ai i dedikohet plotësisht një romance.

I ftuar në emisionin “Express Rozë” me prezantuesen Kaltrina Mikushnica, Ledri nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth jetës së tij personale dhe marrëdhënies me femrat.

Në skenë njihet si "Kasanova", por sa ndikon kjo nofkë në jetën private?

“Të pengon se femrat nuk të marin seriozisht. Mendojnë se po luan me to. Unë jam shumë serioz, nuk jam aventurier”.

Sakaq, reperi nga Kosova refuzon të besojë se femrat i afrohen për famë.

“S’besoj të jenë aq të këqija femrat”, u shpreh Ledri. Ai tha gjithashtu se të tjera projekte do të publikohen së shpejti, përpara fundvitit. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2016, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori