Arben Ahmetaj: Nuk kam firmosur askund për inceneratorët, po spekulohet me emrin tim

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj theksoi në “Opinion” se nuk kishte firmosur asnjë dokument në lidhje me inceneratorët, gjë e cila sipas tij tregon se nuk ka dhënë miratimin për financimin e tyre me paratë e buxhetit të shtetit.

Gjatë gjithë jetës sime politike nuk kam firmosur në asnjë tender. Po ashtu nuk kam firmosur për asnjë koncension”, tha Ahmetaj duke shtuar se në fakt deri më tani nuk ka asnjë akuzë nga prokuroria në emër të tij për çështjen e inceneratorëve.

Në vijim, pjesë nga biseda në studio:

Arben Ahmetaj: Është shumë e rëndësishme që ta vendosm në një kuadër. Ju shmangët nëse, pjesën e procedurës për inceneratorët. Cila është akuza ndaj meje? Ka akuzë zyrtare nga Prokuroria?

Blendi Fevziu: S’është e thënë që s’ka. Unë kam një letër, është një email zyrtar i SPAK i cili i përgjigjet një kolegut tim të Fax Tv, ai na e ka vënë në dispozicion, i cili thotë: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë vijon të kryejë hetime në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit me objekt ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan dhe prodhimin e energjisë, në kuadër të procedimit penal. Objekt i hetimeve të këtij procedimi penal janë një sërë rrethanash dhe faktesh ku përfshihen dhe veprimet e shtetasit Arben Ahmetaj, në cilën e ish-ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Arben Ahmetaj: Ka një dosje që quhet 277/1 që janë veprimet e Ministrive të Drejtësisë, të Ministrisë së Energjisë dhe të Zhvillimit Ekonomik ku unë isha ministër. Unë dua ta deklaroj që në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, inceneratorit të Fierit dhe inceneratorit të Tiranës unë nuk kam marrë pjesë, kam zero përfshirje. S’ka akuzë ajo, ajo ka informacion. Patjetër që po hetohet. Të inceneratori i Elbasanit kam zero përfshije në procedurë.

Unë nuk kam firmë te inceneratori i Elbasanit, inceneratori i Fierit dhe tek procedura e Tiranës. Po them dhe një gjë. Të dyja veprat publike, Elbasani dhe Fieri, janë të dosmosdohsmme. Kanë pastruar qytete.

Po ashtu Arben Ahmetaj i ka cilësuar spekulime të gjitha e -mailet e publikuara në media ku raportohet për dhoma hoteli të paguara nga Klodian Zoto për Ahmetajn dhe bashkëjetuesen e tij.

Unë vetëm divident të kompanisë sime në 2008 kam 1 milion dollarë, nuk kam nevojë të më paguajë dikush dhomën e hotelit“, tha ai.

Pjesë nga intervista në “Opinion”

Blendi Fevziu: Pse Klodian Zoto i ka kërkuar hotelit të dhëna për ty, kur ju  keni qenë miq? Ai e pyet në 2020 për faktin që ju keni fjetur në 2013.

Arben Ahmetaj: I je referuar një spekulimi të pastër. Këto janë spekulime.

Blendi Fevziu: Është apo jo i vërtetë?

Arben Ahmetaj: Nuk kam fjetur unë, nuk kamm paguar me kartën e Zotos, nuk ma ka ofruar Zoto kartën, nuk ja kam kërkuar Zotos kartën. Janë spekulime të pastra.

Blendi Fevziu: E telefonova hotelin. Hoteli tha nuk japim të dhëna, vetëm nëse na e kërkon një organ akuze.

Blendi Fevziu: Pse nuk e telefononi hotelin?

Arben Ahmetaj: Çfarë do më thotë mua hoteli, që nuk kam fjetur unë? Ti besoj e di që aty një nga hotelet që del ka qenë i falimentuar. E di ku je sot ti? Sot me këtë rezervim je në Madagaskar. Të ka çuar Klodian Zoto.

Blendi Fevziu: Këtu nuk jemi me Boooking, është menaxherja e hotelit.

Arben Ahmetaj: Janë spekulime dhe janë të vërtetueshme.

Blendi Fevziu: Pse rezultoni në TIMS në këto data që ai ka rezervuar hotelin.

Arben Ahmetaj: Ku e di ti se ku kam fjetur unë dhe e merr të mirëqenë.

Blendi Fevziu: Mbani përgjegjësi për këto fjalë? Ju thoni nuk keni qenë në këtë hotel, nuk keni udhëtuar në këto data?

Arben Ahmetaj: Nuk kam nevojë unë  të më paguajë njeri hotelin. Unë kam qenë privat dhe vetëm divident në tatime të deklaruara kanë shkuar 1 milion dollar. Dhe vetëm nga shitja e kompanisë sime kanë shkuar gati 1 milionë dollar. 

 


Shtuar 24.02.2023 00:15