Droga shqiptare vë në lëvizje fqinjët (FOTO-LAJM)

Avioni italian që mbeti në rërën e Divjakës ka bërë që mediat italiane ti kushtojnë jo pak hapësirë trafikut të drogës nga ajri, i cili sipas tyre përbën problem shqetësues për vendin fqinjë.

“Corriere della sera” përmes një reportazhi shkruan se për udhëtimet e avionëve nga Shqipëria dhe Ballkani drejt Italisë janë informuar dhe autoritetet italiane këto kohë.

Dhe është pikërisht veriu i Italisë që është më i ekspozuari, gjë që e tregojnë dhe shifrat. 70 pista për uljen e avionëve të vegjël në Veneto, 30 në Friuli, 80 në Lombardi dhe 80 të tjera në Piemonte, pa llogaritur këtu pistat private në pronat private. Nga Shqipëria transportohet marijuanë dhe hashash që prodhohen në sasi të mëdha në vend dhe heroinë që blihet nga Turqia. Malli futet në valixhe dhe canta për tu ngarkuar më pas në avionë të vegjël. Nga janari deri në prill të këtij viti sipas burimeve të policisë shqiptare në Itali kanë mbërritur dhe janë sekuestruar 9.730 kilogramë marijuanë.

Disa ditë më parë i është dhënë dhe masa e arrestit në Shqipëri Xhorxho Riformatos, 58 vjec, nga Luino, i cili bëri një ulje emergjente me avionin e tij Piper në një plazh rreth 80 kilometra larg Tiranës.

Në këtë rast u zbuluan 460 kilogramë marijuanë që akuza këmbëngul se i përkasin pilotit italian. Teknikët po kontrollojnë telefonin celular dhe i paditin e tij për të nxjerrë emra, numra dhe kontakte. Nga Amerika Jugore drejt asaj të veriut ose drejt Afrikës. Madje edhe nëpërmjet Hindurasit. Por edhe nga zonat në kufijtë meksikanë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. me deltaplanë me motor, avionë “Piper” të vegjël, Çesna të modifikuar por dhe me avionë të mëdhenj turistik të dorës së tretë.

Flota e narkotrafikut është më e pranishme se asnjëherë tjetër, pa orare dhe pa kufij. Pasi këta të fundit janë një linjë që dhunohet dhe nuk respektohet.

Në këtë mënyrë, përshkruan reportazhi i tre gazetarëve italianë për Corriere della Sera, për sa i përket fluturimeve të drogës, drejt Italisë, dhe ku sërish Shqipëria zë vendin e saj jo pak të rëndësishëm.

Fluturimet e narkotrafikut janë kthyer në një vektor transporti që kur Pablo Eskobar dhe kartelet kolumbiane në vitet 70 – 80, i dhanë trafikut të kokainës një organizim industrial. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2014, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori