Drini Zeqo ka rënë në dashuri, po vajza me bikini ku është "zhdukur" (FOTO LAJM)

Drini Zeqo është një ndër personazhet që ka treguar kujdes në daljet e tij në publik, pavarsiht interesit të madh që mund të ketë ndaj tij.
Edhe pse kështu, një vit më parë është kapur "mat" me një vajzë
në plazh, e cila njihet si "vajza me bikini", pasi identiteti nuk iu zbulua.

Nuk e dimë nëse dyshja ishte në një lidhje, e megjithatë moderatori e mohoi disi kur tha që puna të lë pa martuar në “Mos i Fol Shoferit”.

Kur moderatorja e pyeti nëse puna me orare të zgjatura e lë pa jetë sociale, 36-vjeçari tha: “Të lë. Më ka lënë pa martuar.”

Gjithsesi, deklarata e tij e fundit na lë të kuptojmë se Drini mund të ketë nisur një histori të re dashurie:

“Nuk jam i sigurt nëse jemi takuar në kohën e duhur, por meqë jemi të dy këtu, le të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, shkruante ai pak orë më parë.

CCfarë po ndodh në të vërtetë me Drinin, do e zbulojmë në vazhdim
Shtuar më 17/08/2019, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori