"Drejtoje shigjetën diku tjetër", Sofia e Çanit largohet papritur nga emisioni (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e sotme emisioni “Zonë e lirë” ka nisur me një lajm të papritur për publikun, të cilin e bëri të ditur vetë drejtuesi Arian Çani.

Çani njoftoi se duke filluar nga puntata e sotme e në vazhdim do të mungojë “Sofia”, e cila sipas tij është larguar me dëshirë dhe nuk do të jetë më pjesë e emisionit.

Arian Çani ka falenderuar velinën Xheni Brahaj, për bashkëpunimin e deritanishëm. Ndërkohë vetë velina e emisionit ka reaguar pak para nisjes së tij në Instagram, duke thëne se do të ndjek një drejtim të ri në jetë.

“Drejtoje shigjetën në një drejtim të ri, dhe beso që do të ngulet atje ku duhet”, shkruan Xheni Brahaj në Instagramin e saj, në një postim disi të dyshimtë.
Shtuar më 15/11/2019, ora 23:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori