Drejt suksesit ndërkombëtar, Tayna konfirmon duetin me artistin me famë botërore (FOTO LAJM)
Prej kohësh,
Tayna ka paralajmëruar disa bashkëpunime me artistë të huaj por që për shkak të pandemisë ishin shtyrë për një moment të dytë. Tashmë pritjes i ka ardhur fundi, dhe një nga bashkëpunimet është gati. Lajmin e ka bërë me dije vetë
Tayna përmes një postimi në Instastory.
Bëhet fjalë për një duet me L’Algérino. “Më shpejt se sa mendoni”, ka shkruar
Tayna krahas fotos në të cilën shfaqet me
artistin me origjinë nga Algjeria që jeton dhe vepron në Francë. Kujtojmë që
Tayna ka firmosur një kontratë me shtëpinë diskografike Sony Music që i hap rrugë drejt
suksesit ndërkombëtar. /abcnews.al
Shtuar më 13/01/2021,
ora 15:53