Drejt përfundimit, Afrona publikon fotot e shtëpisë ku do të jetojë me Bleron (FOTO LAJM)

Po bëhen gati për të nisur një jetë të përbashkët dhe për këtë, u ble edhe një apartament i ri për dyshen e famshme.

Këngëtari Blerim Muharremi dhe e fejuara e tij Afrona Dika, kanë ndërmarrë hapin e madh në lidhje, duke blerë një apartament të ri në periferi të Prishtinës.

Punimet për shtëpinë e tyre kanë nisur prej kohësh, tani që ajo ka marrë formë, Blero dhe Afrona vendosën që të ndanin disa detaje me ndjekësit e rrjeteve sociale.

Banesa ku do të jetojnë duket se ka një stil klasik dhe Afrona tregoi përmes videos detajet e saj. Ajo duket se ka filmuar zonën e sallonit, për të cilin çifti ka zgjedhur muret me ngjyrë të bardhë dhe gipse të punuar ngjyrë bezhë. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2018, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori