Drejt ndarjes? Mamaja tregon çfarë po ndodh me martesën e Albi Nakos dhe Klaudias

Albi Nako dhe Klaudia Pepa janë një ndër çiftet më të përfolura në median rozë.

Pas shkëputjes së Klaudias në Itali, thashetheme të ndryshme janë përhapur për një ndarje të mundshme për shkak të largësisë.

Ajo e ka pranuar se për të fy marrëdhënia është e vështirë, por nuk bëhet fjalë aspak për ndarje apo ftohje të marrëdhënieve mes tyre.

“Sigurisht, është e vështirë për të dy, madje kur Albi vjen të na vizitojë ulet 10 minuta apo 15 minuta dhe pjesën tjetër e kalon duke folur në telefon me Klaudian", - thotë Lume

Sa i takon talentit të Klaudias në balet, gruaja ka thënë: “Secili ka pjesën e vet në formimin e Klaudias dhe Albi ka sigurisht të tijën”.

Pranë Lumes ka qenë edhe motra e Klaudias, Pamela, e cila studion në vitin e fundit në Liceun Artistik për kanto. Pamela është një mezosoprano shumë e talentuar, madje edhe e guximshme.

Këtë shtator, ajo do të fillojë përgatitjet për të realizuat një koncert recital në Tiranë.

Të gjitha këto suksese të familjes, Lume Pepa i përjeton me shumë emocion. Natyrisht, të dyja vajzat e kanë bërë krenare me arritjet e tyre në vite, por Klaudia ka qenë gjithmonë krenaria e saj, ndaj edhe sapo fillon të flasë për të, e ka të vështirë t’i mbajë lotët. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2017, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori