Dorëzohet Top Channel, rikthen sërish “policin” e Portokallisë

Pëlqej
Florian Binaj është padyshim aktori më i dashur i "Portokallisë", simpati të cilën e ka fituar me shumë role interesante për të cilat ai është edhe autori.

Pas lajmit që ai do të largohej nga “Portokallia” shikuesit e programit të humorit u tronditën pasi rolet e tij janë padyshim ndër më të pëlqyerat.

Por si duket, Flori nuk do të largohet!

Top Channel dhe aktori kanë rënë në ujdi duke pranuar kushtet që Binaj kishte kërkuar.

Shkak për sherrin mes tyre mësohet se kanë qënë të drejtat e autorit mbi rolet e tij në spektakël, duke qënë se ai është vetë autori.

Në këtë mënyrë Binaj merr të drejtat edhe mbi pjesët e tij në Youtube duke fituar kështu edhe më shumë të ardhura.

Top Channel është dorëzuar dhe ka pranuar çdo kusht, dhe falë kësaj Florian Binaj do të jetë sërish në "Portokalli", spektakël i cili do të nisë më 1 tetor. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2017, ora 08:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori