Dorë për dore me Eduartin, Arbana kapet "mat" në ditët e fundit të shtatzënisë (FOTO LAJM)
Moderatorja e njohur,
Arbana Osmani, është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj Eduart Grishaj presin të bëhen prindër të një djali.
Ka qenê vetë regjisori, i cili e ka treguar më herët gjininë e bebit duke u shprehur se dëshiron që kur të rritet ai të bëhet futbollist. Megjithatë dyshja nuk ka ndarë shumë detaje nga kjo periudhë.
Arbana është treguar mjaft e rezervuar, por një
foto e shkrepur nga “Iconstyle” tregon moderatoren duke ecur për dore me
Eduartin dhe në sy pa dyshim bie barku i saj i rrumbullakosur.
Ajo çfarë vlen tjetër të përmendet është fakti se përveç barkut,
Arbana duket mjaft në formë dhe nuk ka marrë kile të tepërta.
Shtuar më 25/09/2020,
ora 13:17