Dorë për dore me Eduartin, Arbana kapet "mat" në ditët e fundit të shtatzënisë (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj Eduart Grishaj presin të bëhen prindër të një djali.

Ka qenê vetë regjisori, i cili e ka treguar më herët gjininë e bebit duke u shprehur se dëshiron që kur të rritet ai të bëhet futbollist. Megjithatë dyshja nuk ka ndarë shumë detaje nga kjo periudhë.

Arbana është treguar mjaft e rezervuar, por një foto e shkrepur nga “Iconstyle” tregon moderatoren duke ecur për dore me Eduartin dhe në sy pa dyshim bie barku i saj i rrumbullakosur.

Ajo çfarë vlen tjetër të përmendet është fakti se përveç barkut, Arbana duket mjaft në formë dhe nuk ka marrë kile të tepërta.

Shtuar më 25/09/2020, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori