Covid-19 në Kosovë: Asnjë vdekje dhe 52 raste të reja sot

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 52 raste me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384. Në total numri i rasteve aktive është 250.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës. Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 26.06.2022 12:22