Donald Trump me statujë gjeli për Vitin e Ri në Kinë (FOTO LAJM)
Një statujë në formë të një gjeli dizajnuar të ngjajë si presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është ngritur para një qendre tregtare në Taiyuan provincën Shanxi të Kinës përpara fillimit të vitit të Gjelit.

Projektuesi i statujës është inspiruar nga stili i flokëve të Trump dhe gjesteve të tij me duar.

Fotografitë dhe videot e gjelit janë shpërndarë në mënyrë virale në mediat sociale në Kinë.

Viti i Ri Lunar i Gjelit i bie më 28 janar 2017, pak më shumë se një javë pasi Trump do të betohet si presidenti i ri i SHBA-së më 20 janar, raporton Reuters. /albeu.com/
Donald Trump me statujë gjeli për Vitin e Ri në Kinë

Shtuar më 30/12/2016, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori