KLP emëron “gruan e hekurt” prokurore në SPAK, vendimi i niset menjëherë Metës

Keshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot me shumicë votash një prokurore për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Prokurorja Doloreza Musabelliu është konfirmuar në SPAK (Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) për një mandat 9-vjeçar.

KLP njofton se vendimi do të niset direkt në presidencë ku prokurorja Musabelliu do të bëjë betimin mesditën e sotme.

Doloreza Musabelliu e konsideruar si “gruaja e hekurt” e drejtësisë u konfirmua nga vettingu me shumicë votash dhe pa asnjë problem në të tre kolonat e vlerësimit, pasuri, integritet dhe anën profesionale. Musabelliu është prokurorja në listën me 15 hetues të cilët u përzgjodhën fillimisht nga KLP si pjesë e SPAK-ut.

Më herët ajo ka qenë prokurore e krimeve të rënda ndërsa prej 3 javë nga shkrirja e krimeve ka kaluar si prokurore në Tiranë. /albeu.com/


Shtuar 31.01.2020 10:00