Arben Ahmetaj reagon pas akuzave: Klodian Zoto as ka qenë dhe as është miku im, ndoshta bëhet fjalë për gjobëvënie

Ish ministri Arben Ahmetaj, ka reaguar në lidhje me akuzat e fundit të artikuluara në media, se ai ka qëndruar së bashku me bashkëshorten në hotele luksoze të paguara nga Klodian Zoto.


një reagim për “Të Paekspozuarit”, ai shprehet se bëhet fjalë për dokumenta jo origjinale dhe mohon të ketë udhëtuar ndonjëherë me Klodian Zoton apo të ketë përdorur kartën e tij.
Ahmetaj thotë se sulmi ka lidhje me detyrën e tij dhe mund të jetë e nxitur nga persona që nuk kanë pëlqyer qëndrimet e tij zyrtare si ministër, ose mund të bëhet fjalë për gjobëvënie.

“Nuk janë dokumente origjinale. As kam udhëtuar e as kam përdorur kartën e ndokujt. Nuk kam asnjë lidhje me procedurën. Dikujt nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e mia zyrtare si ministër. Ndoshta bëhet fjalë edhe për gjobëvënie. Nuk kam udhëtuar kurrë me Zoton dhe as kam përdorur kartën. Një tufë me media i marrin të mirëqena letrat. Unë kam udhëtuar vetëm me miq dhe ish miq të mi, e Zoto nuk është as njëra as tjetra”, ka deklaruar Ahmetaj për TPZ.


Shtuar 16.12.2022 08:01