Zelensky i tregon “kufirin” Rusisë: Nëse vriten “mbrojtësit” e Mariupolit i japim fund bisedimeve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur se nëse vriten “mbrojtësit” e Mariupolit do të marrin fund bisedimet me Rusinë.

Shkatërrimi i forcave ukrainase që mbrojnë qytetin e Mariupolit “do t’i japë fund negociatave me Rusinë”. Kështu deklaroi Zelensky, cituar nga Kyiv Independent .

“Shkatërrimi i ushtrisë sonë, djemtë tanë, do t’i japë fund të gjitha negociatave,” tha ai.

Më parë Zelensky kishte thënë se negociatat ishin duke u zhvilluar për fatin e Mariupolit, por se rusët po kërkojnë dorëzim.

Presidenti tha se Ukraina nuk beson të pranojë kërkesën ruse, nga frika e një masakre të ushtarëve të saj nëse ata dorëzojnë armët e tyre./albeu.com/