Plagosi me thikë dy vëllezër, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Një 20-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka plagosur me thikë dy vëllezër.

Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, teksa ka nisur procedimi edhe për dy shtetas të tjerë, të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 20 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi ka goditur me mjet prerës shtetasit A. Gj. dhe D. Gj. (vëllezër), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj. dhe D. Gj., pasi gjatë konfliktit e kanë goditur me grushte shtetasin A. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 31.07.2023 11:44