"Do t’ju hedh në erë, po u afruat!", zbardhet dëshmia e ish-gruas së 71-vjeçarin në polici

Banorët e zonës e konsideruan skenën "horror", kur pas disa orësh, u ekzekutua 71-vjeçari">71-vjeçari që plagosi dy kalimtarë të rastit, qëlloi ndaj policisë disa herë, dhe nuk pranoi të dorëzohej.

Pas shkëmbimit të zjarri me policinë 71-vjeçari">71-vjeçari nga Elbasani, Lefter Zhidru u ekzekutua pasditen e sotme. Aksioni u policisë, ndonëse i armatosuri ishte i moshuar, ngjason me filmat aksionit.

Ngjarja që zgjati rreth pesë orë krijoi panik për orë të tëra te banorët përreth zonës.

I moshuari shkaktoi terror edhe në qytet disa orë më parë, kur plagosi dy qytetarë, të cilët po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij.

Ai qëlloi ndaj policisë, teksa forcat blu po i drejtohesin banesës së tij kur doli në ballkon, duke plagosur kalimtarët.

Policia shkoi ta arrestonte pas denoncimit të ish-gruas.

Zyrtarisht ata mësohet se nuk ishin divorcuar.

Bashkëshortja e 71-vjeçarit Floresha Zhidru do të hetohet për moskallëzim krimi, pasi nuk tregoi se ai ishte i armatosur me armë dhe municione, si dhe po hetohet pas dyshimeve, nëse ajo ka qenë në dijeni më parë të tyre.

Zyrtarisht nga policia konfirmohet se ndaj gruas së 71-vjeçarit nuk ka pasur urdhër mbrojtje. Gruaja ka qenë në komisariatin e Elbasanit, ndërsa i janë bërë pyetje rreth motive të ngjarjes.

Mësohet se ajo fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar, por ma pas ka pohuar se bashkëshorti pretendonte se e tradhtonte dhe dyshohet se për këtë ka nisur edhe konfikti mes tyre.

Ngjarja nisi rreth orës 13:00 në banesën e çiftit në një pallat në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan. Ka qenë bashkëshortja ajo e cila ka njoftuar policinë pas sherrit me 71-vjeçarin.

Gruaja ka arritur të dalë pa u lënduar nga banesa, ndërsa pas denoncimit ndërhyri policia e Elbasanit.

Pas ndërhyrjes së policisë i moshuari qëlloi drejt këtyre të fundit nga dritarja e banesës, ndërsa plumbat plagosën dy të rinj, kalimtarë të rastit, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasi Lefter Zhidru vijonte të qëllonte drejt efektivëve në vendngjarje mbërritën forcat FNSH dhe më pas RENEA. Pas disa orë negociatash të dështuara, RENEA ndërhyri në banesën e 71-vjeçarit, ndërsa ky i fundit vijonte të qëllonte ndaj tyre.

Ndërkohë pas izolimit dhe refuzimit për t’u dorëzuar, me ndërhyrjen e forcave speciale, pas pesë orësh ngjarja dukej afër fundit dhe se do përfundonte me dorëzimin e tij, por i moshuari filloi që të qëllonte sërish, edhe kur RENEA ndërhyri për kapjen ose neutralizimin e të armatosurit.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari">71-vjeçari.

Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë. Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renea i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë.

Gjatë ndërhyrjes së forcave RENEA, 71-vjeçari">71-vjeçari i ka kërcënuar se do t’i hidhte në erë.

Ai po fliste me të bijën e cila i kërkonte që të dorëzohej. Kjo pasi ai e kishte kthyer banesën në një "minë" ku kishte lidhur disa bombola gazi, disa kallëpe tritoli si dhe shashka shurdhuese.

Por përsëri 71-vjeçari">71-vjeçari ka reaguar me armë dhe më pasi forcat speciale kanë shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari">71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash policinë , por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar asnjë punonjës i Reneas.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit tha se 71-vjeçari">71-vjeçari ka mbetur i vrarë.

Trupi i Lefter Zhidru është ende në banesë.
Shtuar më 24/09/2020, ora 21:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori