ZYRTARE/ Djali i Beckham firmos me klubin e njohur të Premier League

Romeo Beckham i është bashkuar Brentford B si huazim nga skuadra e babait të tij Inter Miami.


Më i riu Beckham luan si mesfushor i djathtë si babai i tij, dhe sezonin e kaluar ai luajti 20 herë në ligë për Inter Miami.

Ai tha për faqen zyrtare të Brentford pas mbërritjes së tij: Jam shumë krenar dhe i lumtur që jam këtu. Unë pata rastin të vij si huazim këtu dhe nuk kam qenë kurrë kaq i emocionuar”, tha Romeo.

Romeo ka dy gola dhe 10 asistime në MLS këtë sezon, ndërsa sezonin e kaluar ai ndihmoi Inter Miami II të përfundonte i gjashti në MLS Pro East Conference. /Albeu.com/


Shtuar 6.01.2023 21:56