E ngriti gjyqtarin si trofe për të festuar, ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Një prej ngjarjeve më komike në botën e sportit ka ndodhur në sportin e ragbit.

Një lojtar i ragbit, në ligën e dytë të Francës në Rugby Pro D2, më herët gjatë këtij viti, ka marrë kartonin e kuq më qesharak që mund të shihni.

Një vendim i gjyqtarit i pëlqeu shumë lojtarit, i cili vallëzonte dhe kapi gjyqtarin Laurent Millotte dhe e ngriti lart si një trofe.

Millotte nuk priste këtë veprim dhe lëvizjet e këmbëve të tij tregojnë më së miri këtë.

Pasi e lëshoi në tokë, gjyqtari nxori kartonin e kuq nga xhepi dhe përjashtoi sportistin, Josaia Raisuqe.

Shikoni më poshtë videon për të cilën bëhet fjalë.


Shtuar 26.12.2021 08:56