Do të kemi apo jo dasmë mbretërore? I ati i Meghan Markle, kërkon të shtyhet dasma! (FOTO LAJM)

Pëlqej
Babai i Meghan Markle është "i vetëm dhe i mërzitur" në spital pas operacionit në zemër dhe pranon se nuk mund të shkoj në dasmën e vajzës së tij.

Thomas Markle po rimëkëmbet pasi kishte tre stentë të futur në arteriet pas një sulmi në zemër në shtëpi në Meksikë.

“Jam mirë, vetëm se duhet të qëndroj për një kohë të gjatë në spital. Nuk lejohet që të emocionohem” – tregoi ai.

Ndërkohë djali i tij, Thomas Jr tha se i ati është zemërthyer sepse nuk mund të shoqërojë dot Meghan në altar.

Ai rrëfeu se 73-vjeçari pati një moment “çmendurie”, pasi javën e kaluar i shkroi një letër Princit Harry ku i kërkonte të shtynte ditën e dasmës, që do të mbahet të shtunën me 19 Maj 2018. Do të kemi një dasëm?! /albeu.com/

Shtuar më 17/05/2018, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori