Do të habiteni! Shikoni ku e kishte fshehur drogën 40- vjeçari nga Fieri (FOTO LAJM)

Polica Kufitare ka vënë nën pranga, ditën e djeshme, 40 vjeçarin nga Saranda, shtetasin A.H.

Pas kontrollit të automjetit të tij është konstatuar se në pjesën e poshtme të dyshemesë fshiheshin plot 63.7 kg kanabis.

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare me ndihmën edhe të qenit antidrogë, në automjetin në fjalë është konstatuar se në pjesën e poshtme të dyshemesë ishte hapur një vend i posaçëm për fshehjen e lëndës narkotike.


Specialistët e narkotikëve kanë nxjerrë disa pako me lëndë narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar të jenë 63.7 kilogramë të llojit kanabis sativa.

Në përfundim të veprimeve proceduriale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi A.H., 40 vjeç, lindur në fshatin Cakran, Fier dhe banues në Sarandë.


Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Shtuar më 18/01/2020, ora 17:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori