Do të festonte ditëlindjen, çifti i mbijeton tragjedisë së avionit rus (FOTO LAJM)

Pëlqej
Udhëtarët në bordin e avionit rus që u rrëzua Saratov Airlines Flight 703 nuk ia kishin idenë për tmerrrin që i priste.

Pjesë e udhëtarëve që vdiqën ishin edhe fëmijë kur avioni "shpërtheu në qiell" dhe u rrëzua në tokë vetëm 10 minuta pasiu ngrit, përcjell albeu.com

Viktima më e vogël është një pesëvjeçare e quajtur Nadezhda Krasova, e cila vdiq së bashku me nënën e saj Oksana Krasova, 32 vjeç.

Evgeni Livanov, 12 vjeç, Ilya Poletayev, 17 vjeç, Ulyana Son, 28 vjeç, Kriskentia Alexeenko, 25 vjeç dhe Lyudmila Kovchuga, 53 vjeç, një mjek nga Orsk, janë gjithashtu midis viktimave të njoftuara deri më tani.

Viktimat në mesin e ekuipazhit që janë emëruar janë Anastasia Slavinskaya, 29 vjeçe dhe Viktoria Koval, 21 vjeç, si dhe piloti i dytë Sergey Gambaryan, 34 vjeç.

Maxim Kolomeytsev, i cili mbushi 35-vjeç të dielën, pritej të ishte pjesë e fluturimit fatal "6W703", së bashku me të dashurën e tij 25-vjeçare, Nazezha, në mënyrë që ta kalonin ditëlindjen e tij me familjen në qytetin e Orskut, raporton "East 2 West".

Biznesmeni me fat kishte planifikuar gjithashtu t’i bënte vetes si dhuratë një automjet të ri, nga një ofertues në qytetin e tij të lindjes, por tregtari e kishte telefonuar se makina nuk mund të ishte gati në kohën e parashikuar.

"Kur mësova se makinën nuk do ta kisha gati, atëherë zgjodha të shtyja udhëtimin me një javë", tha Maxim.

Ndryshimi i biletave, sigurisht që u kushtoi rreth 170 dollarë, por më mirë kaq sesa jetën. "Të paktën jemi ende gjallë", shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2018, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori