Do na përfaqësojnë në "Miss Globe", kush u shpallën më të bukurat e Shqipërisë dhe Kosovës (FOTO LAJM)

Blerta Veseli dhe Paula Mehmetukaj janë zgjedhur si më e bukura e Kosovës dhe Shqipërisë në “Miss Universe”. Të dyja modelet shqiptare do të përfaqësojnë vendet respektive në konkursin ndërkombëtar të bukurisë.

Mbrëmja gala e “Miss Universe Albania & Kosovo” mblodhi sot personazhet e njohur në vend dhe ikonat e bukurisë shqiptare. Dy modelet e njohura, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, prezantuan spektaklin e bukurisë përkrah moderatorit nga Kosova, Alaudin Hamiti.

Artistë të njohur si Anxhela Peristeri, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno etj, ishin të ftuar special për të ndezur atmosferën në mbrëmjen finale të “Miss Universe Albania&Kosovo”.

Kurora e më të bukurës së Shqipërisë u dorëzua nga Cindy Marina, që u shpall vitin e shkuar fituese e “Miss Universe Albania”.
Shtuar më 19/09/2020, ora 08:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori