"Do na mungosh shumë", ja mesazhi i Eranda Libohovës për kunatin e saj (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dy ditë më parë këngëtarja e shquar Irma Libohova ka humbur bashkëshortin e saj pas një sëmundje të rëndë.

Aktori i njohur Beso Kaso dhe këngëtarja kishin 32 vite martesë.

Por sot ishte edhe ditëlindja e tij, dhe kjo e shton dhimbjen për familjarët e Besnikut i cili la pas gruan e tij dhe djalin Ataol.

Kunata e tij Eranda Libohova përmes një postimi në Instagram ka përkujtuar aktorin i cili mungon sot më shumë se kurrë.

“Na ke lënë shumë kujtime Beso! Sot në ditëlindjen tënde duhet të ishim duke pirë nga një gotë verë e duke qeshur me batutat e tua...Do na mungosh shumë,”-përfundon postimi i saj në Instagram së bashku me një foto ku shfaqet të dy./Albeu.com/

Shtuar më 19/03/2017, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori